Pas yjeve të kinemasë dhe teatrit është radha e fituesve britanikë të çmimit Nobel të zbresin në fushë kundër rrezikut që i kanoset Mbretërisë së Bashkuar nga “Brexit”.
Kur duhen edhe më pak se dy javë nga referendumi, 13 gjigandë të shkencës, mes të cilëve Paul Higgs, kanë sqaruar përse jashtë Bashkimit Europian shkenca britanike është në rrezik.
“Në Bashkimin Europian ekziston një masë kritikësh e përbërë e më shumë se një e pesta e të gjithë studiuesve e kërkuesve në botë që lëvizin lirisht”, ka deklaruar Higgs.
Ai ka vlerësuar se, “duke qëndruar në BE, Britania e Madhe mund të ketë akses në fonde dhe në projekte të përbashkëta, si dhe të ketë një peshë më të madhe në kërkime sesa po të jetë e izoluar”.
Së fundmi, një apel i tillë kishte ardhur edhe nga shkencëtari i njohur Stephen Hawking, që e kishte cilësuar “Brexit” një opsion “katastrofik për shkencën britanike”.
Top Channel