Veliaj bën bilancin e vitit: Tirana, magnet i zhvillimit ekonomik
10/06/2016 10:40
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj bëri të premten paradite bilancin e punës së një viti në krye të bashkisë, duke thënë se “po bëhen punë të mira dhe me kalimin e kohës do të vihet re puna jonë në çdo lagje”.
“Me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe në 3 vitet e mbetura të mandatit. Kemi bërë më shumë me më pak shpenzime”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shtoi se “Tirana do të jetë magnet i zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social”.
“Do të jetë qyteti ku secili të realizojë ëndrrat e tij”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Top Channel