Tifozët e dehur anglezë kërkojnë ISIS-in në Francë
10/06/2016 08:30
Mbrëmjen e së enjtes tifozët anglezë u përplasën me policinë franceze në Marsejë dhe nisën të thërrisnin ISIS-in duke kënduar në kor: “Ku je, o ISIS?”.
Në këtë moment, policia përdori gaz lotsjellës për të qetësuar tifozët e dehur në zonën e Portit të Vjetër të qytetit.
Mendohet se ishin disa të rinj francezë ata që ngacmuan fillimisht anglezët, të cilët ishin mbledhur në një pub. Pasi plasi sherri, ndërhyri policia. U ndaluan më shumë se 100 tifozë anglezë. Disa u deportuan dhe disa u arrestuan.
Marseja është një qytet-port me një komunitet të madh islamik. Mendohet se myslimanët përbëjnë 1/3 e popullsisë së qytetit.
Anglia do të luajë ndeshjen e parë të saj në “Euro 2016” të shtunën, në orën 21:00.
Top Channel