Takimi Basha-Meta, Peleshi: PD-së nuk do t’i ofrohet asgjë më shumë

10/06/2016 00:00

Zv.kryeministri Niko Peleshi, nga qyteti i Korçës ka folur lidhur me takimin Basha-Meta dhe miratimin konsensual të reformës në drejtësi.

Peleshi deklaroi se, takimi i kreut të opozitës me kreun e LSI-së nuk nënkupton se PD do t’i ofrohet diçka më tepër, por synon që kjo periudhë të ketë shërbyer për reflektimin e zotit Basha.

“Reforma meriton të jetë konsensuale, pasi është një reformë që mezi po e pret gjithë shoqëria shqiptare”, tha Peleshi.

Këto deklarata numri dy i qeverisë i bëri pasi mori pjesë në festën e organizuar për 25-vjetorin e PS në Korçë.

Top Channel