Përgjimet, krerët e prokurorive në zyrën e Nishanit
10/06/2016 00:00
Një ditë pas takimit mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të Shërbimit Informatik Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ku të pranishëm ishin kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe ai i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, tre krerët e institucioneve të hetimit janë thirrur në një takim nga presdenti i Republikës.
Llalla, Fusha dhe Hajdarmataj i janë drejtuar rezidencës presidenciale.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se presidenti Nishani ka thirrur zinxhirin drejtues të organit të hetimit për t’u informuar lidhur me vijimin e hetimeve për pajisjen përgjuese, hetime të cilat çuan dhe në pezullimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Top Channel