25-vjetori i PS, Bushati në Shkodër: Më të shumtë në zgjedhjet që vijnë

10/06/2016 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë i pranishëm në Shkodër gjatë kësaj të premteje, ku është shënuar 25-vjetori i Partisë Socialiste në qytetin veriperëndimor.

“Urime dhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për PS-në dhe që e sollën deri këtu. Mirënjohje për të gjithë anëtarët e thjeshtë të partisë, të cilët kanë punuar për suksesin e PS-së në këto 25 vite. Kemi mundësinë që të jemi më shumë në zgjedhjet që vijnë”, deklaroi Bushati.

Të pranishëm në takimin festiv të këtij 25-vjetori të Partisë Socialiste të Shkodrës kanë qenë edhe deputetët Paulin Sterkaj e Kopliku.

Top Channel