Vrasësi shqiptar kapet pas 18 vitesh në Britani

09/06/2016 09:20

Policia britanike ka arrestuar një shqiptar i cili kërkohej nga Interpoli për dy vrasje të ndodhura në Shqipëri në vitin 1997. Informacionin, policisë britanike ia dha tabloidi “Daily Mail”.  Shqiptari, i cili jeton prej 18 vjetësh në afërsi të Londrës, ka shtetësinë britanike dhe e mohon akuzën. Ai thotë se nuk është personi i kërkuar. Ai del sot përpara gjykatës për ekstradim.

Pas informacioneve të dhëna policisë britanike nga tabloidi “The Daily Mail”, Scotland Yard-i ka arrestuar një shqiptar me shtetësi britanike, i cili pretendohet se kërkohet për dy vrasje të ndodhura në Shqipëri. 53-vjeçari me emrin Avdul Mekra thuhet, sipas shtypit, se në fakt është Avni Metra nga Burreli dhe është dënuar në mungesë nga gjykatat shqiptare me 25 vjet heqje lirie për dy vrasje.

Pas tyre, thuhet se shqiptari ka ardhur në Britani, ku ka kërkuar azil si shqiptar i Kosovës në vitin 1998 dhe ka fituar azilin dhe më pas shtetësinë britanike.

Sipas Interpol Tiranës, ai kërkohej nga autoritetet shqiptare, por policia britanike nuk ishte në gjendje ta gjente atë. Në fakt, ai u arrestua ne Uatford, në periferi të veriut të Londrës nga sistemi i identifikimit automatik të targave të makinave, edhe pse ai ishte arrestuar për dhunë në familje në vitin 2010 dhe kishte urdhër 1-vjeçar mbrojtjeje ndaj gruas dhe ishte dënuar për 12 muaj me punë në komunitet.

Avdul Mekra, siç njihet zyrartisht në Britani, i mohon akuzat ndaj tij dhe thotë se kemi të bëjmë me identitet të gabuar. Ai del përpara gjykatës së ekstradimit në Londër, pasi kërkohet në Shqipëri për dënimin e dhënë. Këto procese esktradimi, sipas praktikës juridike, përgjithësisht zgjasin me muaj të tëra. Ndodhen rreth 6 vrasës shqiptaë të dyshuar në Britani me identitet të rremë, sipas “The Daily Mail”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA