Pranga të grabitësit të dyshuar të pensioneve
09/06/2016 00:00
Policia e Dibrës ka prangosur një 26-vjeçar, i dyshuar si njëri prej grabitësve të Zyrës së Pensioneve të Zerqanit.
Personi i arrestuar është shtetasi Elvi Bici, banues në fshatin Strikcan. Ai dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person kanë grabitur rreth 10 milionë lekë në Zyrën e pensioneve, në ngjarjen e ndodhur më 25 shkurt të këtij viti.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 7 kallëpe lënde eksplozive tritol me peshë të pergjithshme 1.4 kg dhe 34 fishekë.
Policia thotë se ka identifikuar edhe bashkëpunëtorin e 26-vjeçarit në grabitjen e ndodhur. Ai është shtetasi me inicialet S.B., 25 vjeç i shpallur në kërkim.
Top Channel