Kongresmenët amerikanë, mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi

09/06/2016 13:50

Në kuadër të vizitës në Uashington, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi disa takime në Kongresin Amerikan.

Gjatë takimeve me kongresmenët Jim McGovern dhe Joe Courtney, Meta i informoi ata edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, duke u përqendruar veçanërisht në rëndësinë e miratimit sa më parë të reformës në drejtësi, e cila ka mbështetjen e gjerë të SHBA dhe BE.

Kryetari i Kuvendit mori mbështetjen e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan për angazhimin në vazhdimësi të SHBA për të ofruar asistencën e nevojshme në fazën e implementimit të reformës për ngritjen e institucioneve te reja, procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rritjen e besimit te integriteti i sistemit të ri të drejtësisë dhe funksionarëve të tij, si dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Zyrës së Prokurorit të Posaçëm për Antikorrupsionin.

Në përfundim të vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi një bashkëbisedim me ekspertë të sigurisë në Universitetin “George Ëashington”, me të cilët ndau mendime mbi situatën e sigurisë në rajon, krizën e refugjatëve, rrezikun që vjen nga terrorizmi dhe krimi i organizuar trans-nacional, sfidat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kërcënimet që vijnë nga mungesa e stabilitetit në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht kriza në Lindjen e Mesme, Pellgun e Mesdheut dhe në kufijtë lindorë të Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA