
Gjykata e shkallës së parë Vlorë ka dhënë masën e arrestit me burg për 44-vjeçarin Ilirian Pajo, i cili tre ditë më parë ka dhunuar bashkëshorten e tij në prani dhe të dy fëmijëve të tij.
I shoqëruar nga disa forca policie, 44-vjeçari ka mbërritur në ambientet e gjykatës rreth orës 11:30 për të marrë masën e arrestit .
Trupi gjykues drejtohej nga gjyqtari Ervin Trashi dhe prokuror i çështjes ishte Eranda Lazaj. Pasi është marrë në pyetje dhe pasi ka dëgjuar pretendimin e të arrestuarit gjykatësi Trashi ka dhënë masën e arrestin me burg.
Ndërkohë që gjykata e Vlorës ka caktuar avokat kryesisht, pasi asnjë nga avokatët e Vlorës nuk e ka marrë në mbrojtje dhunuesin.
Nga pyetjet që gjyqtari i bëri, doli se 44-vjeçari ka qenë dhe një herë i dënuar për shkatërrim të pronës para disa vitesh.
Top Channel