Shkodër, shkatërrohet grupi i grabitjeve; 6 në pranga, të armatosur “deri në dhëmbë”

08/06/2016 00:00

Në kuadër të operacionit të koduar “Livadhet”, policia e Shkodrës ka prangosur një grup të rrezikshëm kriminal të përbërë nga 6 persona.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se pjesëtarët e këtij grupi kishin kryer grabitje me armë dhe gjatë operacionit është sekuestuar një arsenal armësh e municionesh.

Sipas burimeve, operacioni mori shkas pas grabitjes me armë që u ishin bërë dy shtetasve, të cilëve u ishin marrë përmes forcës 150.000 lekë të reja dhe një telefon iPhone.

Pas marrjes së denoncimit dhe mbledhjes së informacioneve në rrugë operative, blutë e Shkodrës ekzekutuan operacionin Livadhi, që çoi në arrestimin e shtetasve:

Ardit Torishta, 23 vjeç;
Bekim Torishta, 20 vjeç;
Endri Mustafa, 27 vjeç;
S.B, 16 vjeç.

Ndërkohë u shpall në kërkim i shtesasi me inicialet A. B, 27 vjeç. Të gjithë këta persona janë banues në lagjen Kiras të Shkodrës. Ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 gëzhoja model 54 dhe 1 predhë e të njëjtit model.

Më pas, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar:

-6(gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus  i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar;
-2(dy) antiplumba;
-305( treqind e pesë) copë fishekë model 56;
-5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë;
-2 (dy) krehëra pistoletë TT;
-5 (pesë) skafandra motorri;
-4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapuçë me ngjyrë të zezë;
-7 (shtatë) copë fishekë model 54;
-3(tre) gëzhoja model 54;
-rroba me mbetje si  njolla gjaku;
-8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale, policia ka bërë edhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër dh babai i shtetasit të shpallur në kërkim.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan:

-1(një) arme gjahu çifte;
-1 (një) pistoletë me mulli pa numër;
-1(një) armë gjahu shotgan;
-1(një) thikë;
-25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.

Më tej u bë edhe arrestimi i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan:

-3 arme zjarri kallashnikov;
-1(një) silenciator me ngjyrë të zezë;
-1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator, pa numër;
-2(dy) krehëra pistoletë TT  dhe 3 krehëra me fishekë automatiku;
-7(shtatë) kallepë tritoli 200 gram;
-1(një) kuti me kallepë tritoli;
-10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa;
-12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa;
-23(njëzetë e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm;
-190 (njëqind e nëntëdhjetë) fishekë model 56, kalibri 7.62.

Top Channel