Rama sulmon gjykatësin e Çakos: Aliaj, “killer” i drejtësisë

08/06/2016 14:30

Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili pezulloi nga detyra kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë, sa vet Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës”, – shkruan Rama.

Por kryeministri nuk mjaftohet me kaq, duke e cilësuar “killer” me pagesë, apo me flamur partie i drejtësisë, i cili sipas tij ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale.

Pasi shtron pyetjet sesi mund të kthehej në detyrë një gjyqtar i tillë dhe se kujt i intereson rikthimi i tij në detyrë, kryeministri Rama e jep vet përgjigjen:

“Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman, e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre, që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre”, – shkruan Rama, i cili e mbyll postimin e tij duke thënë se “Drafti i Reformës në Drejtësi, që kemi nisur drejt votimit, e pastron përmes filtrit të parë këtë shtresë llumi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA