Shkelma e grushta në mes të rrugës, rrëfehet gruaja e dhunuar

07/06/2016 00:00

Marsela Çaushaj, 39-vjeçarja me tre fëmijë, e cila u dhunua nga ish-bashkëshorti në Vlorë,  videoja e së cilës beri xhiron në rrjetet sociale dhe mediat në vend, rrëfen momentet e dhunës.

“Ishte në treg. U takuam rastësisht. Kërkoi të merrte djalin e vogël në krah. Në këtë moment vjen djali i kësaj zonjës ku do punoja unë. Ish-burri i tha kush je ti? Ai i tha thjesht do ta marr në punë se kam nënën… Ish-burri i tha që këtë nuk do ta marrësh në punë. Unë i thashë ti nuk ke punë, se unë kam tre fëmijë për të mbajtur me bukë, se ti nuk sjell asnjë lek. Aty pastaj më kapi për flokësh…”- tregon Marsela Çaushaj.

Marsela ka shenja të dukshme ne trup, por ky nuk është rasti i parë që ajo dhunohet. E ëma e saj i bën apel policisë që këtë radhë ta arrestojë dhunuesin e saj.

“I ati i fëmijëve nuk ka përgjegjësi për asnjë gjë, nuk i kemi kërkuar lekë…. Të më lërë rahat çupën. Dhunohet një vajzë 39 vjeçe, ka ndodhur shumë herë. Ka marrë 3 herë urdhër mbrojtjeje. Policia e fut brenda në darkë dhe e nxjerr në mëngjes.”  Shprehet mamaja e të së dhunuarës, Lefteri Çaushaj.

Kushtet në të cilën jeton familja Çaushaj janë të mjerueshme. Në këtë banesë jetojnë edhe tre fëmijët e mitur të Marselës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA