
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Matit, të cilët u kapën me 5 kg lëndë narkotike në mjetin e tyre. Arrestimi është bërë në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, në hyrje të qytetit të Burrelit, pasi të dyshuarit vinin nga Tirana në drejtim të Peshkopisë.
Jetmir Skuka (21 vjeç) dhe Gentian Capa (37 vjeç) po udhëtonin me mjetin e tyre tip Benz kur janë ndaluar nga uniformat e policisë. Burime nga Policia e Matit bëjnë të ditur se në momentin e ndalimit ata kanë tentuar të largohen, por janë bllokuar nga uniformat blu.
Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre, u gjetën në cilësinë e provës materiale 5 kg lëndë narkotike të mbështjellë me natriban si dhe 10 telefona celularë të llojeve të ndryshme.
Ndërkohë, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesat e tyre.
Top Channel