Investimet e reja në QSUT, Rama: Po rilindim kirurgjinë shqiptare

07/06/2016 13:15

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kanë përuruar këtë të martë investimet e reja të bëra në Qendrën Spitalore Universitare.

Në fjalën e tij në këtë event, kryeministri ka deklaruar se, një nga aspektet e programit të qeverise se tij në shëndetësi është rritja e cilësisë së shërbimit në kirurgji.

“Kompania që do të kryejë këtë shërbim ka ofruar instrumente të reja të teknologjisë së fundit. Infrastruktura e kësaj teknologjie është spektakolare”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se strukturave shtetërore do t’u duhen 18 muaj për ta shtrirë këtë shërbim në të gjithë vendin.

Ndërsa ministri Beqaj, nga ana e tij është shprehur se këto investime përbëjnë fazën e radhës të modernizimit të këtij sektori.

“Kjo është rilindja e kirurgjisë shqiptare. Jemi në pararojë krahasuar edhe me privatin”, ka deklaruar Beqaj. Ai ka bërë me dije se, pajisjet e reja do të vendosen në kushte steriliteti të lartë.

I pranishëm në këtë event, ambasadori i Italisë në vendin tonë është shprehur se, progresi shkon në mbështetje të sistemit shëndetësor. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA