Dhunë ndaj së ëmës, pranga 27-vjeçarit në Korçë

07/06/2016 09:40

Agjentë të krimeve të policisë së Korçës arrestuan në orët e fundit shtetasin Shpëtim Nazari, për ushtrim dhune në familje.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se 27-vjeçari ushtronte sistematikisht dhunë fizike ndaj nënës së tij, 59 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të të arrestuarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA