Tiranë-Memaliaj, gjenden dhe asgjësohen 7.100 bimë kanabis

04/06/2016 00:00

Rreth 7.100 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis janë gjetur nga policia pasditen e së shtunës, në dy operacione të ndara në Tiranë dhe Memaliaj.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, në fshatin Vilëz, në Zall-Bastar të Tiranës janë gjetur 2.100 rrënjë, ndërsa në fshatin Rerëz të Memaliajt janë gjetur 5 mijë të tjera.

Burimet shtojnë se agjentët e antitrafikut po hetojnë për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve. Bimët narkotike janë asgjësuar përmes zjarrit.

Top Channel