
Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të verifikojë formularin e vetëdeklaruar nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Kryebashkiaku krutan është në listën e emrave të akuzuar nga Partia Demokratike si i përfshirë në aktivitete kriminale në të shkuarën në Itali.
Vetë Bushi ka deklaruar në formular se nuk ka mbajtur asnjë emër tjetër dhe se nuk është dënuar asnjëherë, por vetëm i hetuar dhe gjykuar në dy raste në Itali.
Prokuroria i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të që të thellojë verifikimet mbi të shkuarën e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi dhe të deputetit Flamur Noka, në vitin 1996 për verifikim dhe në vitin 2010-2011 si i dyshuar për trafik lëndësh narkotike.
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar gjithashtu se po verifikon edhe kallëzimin e bërë nga disa deputetë të mazhorances ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Ky i fundit akuzohet nga mazhoranca se ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit arrestimin dhe dëbimin nga ish-policia jugosllave dhe shërbimi i atëhershëm sekret, UDB.
Në lidhje me këto, dyshime Prokuroria ka konfirmuar se do t’u kërkojë organeve të specializuara më shumë informacion, pasi materiali kallëzues nuk është i plotë dhe si i tillë nuk mund të cilësohet si provë.
Top Channel