Korçë, makina përplas dy të moshuara; ndalohet drejtuesi
04/06/2016 00:00
Dy gra të moshuara kanë mbetur të plagosura mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë, pasi janë përplasur nga një automjet.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave të moshuarat, 79 dhe 81 vjeç, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip “VW” me targë “AA 766 NA” është shoqëruar në komisariat. Ai është identifikuar me inicialet S.N.
Top Channel