“Gjurmë Shqiptare”, historia e vërtetë e Selam Musa Salarisë

04/06/2016 00:00

Cila është historia e vërtetë e Selam Musait? Pjesëmarrja në Kuvendin e Çepos dhe atë të Shtëpezit. Përplasja me grekët në Janinë dhe lufta e Gribës. Betejat ballë andartëve grekë në vitin 1914.

Si e fali Selam Musai gjakun e vëllait në Salari që trupa të shkonte e bashkuar në luftën e Vlorës? Udhëheqja e taboreve të Tepelenës në vitin 1920.

Bashkëpunimi me Ismail Kason, Namik Delvinën, Sulo Beqirin, Halil Sulon, Hasan Xhikun, Çerçiz Topullin, Beqir Velo Kaninën, Mihal Gramenon, Dule Dalanin, Kanan Mazen, etj.

“Gjurmë Shqiptare”, e gazetarit Marin Mema, sjell si kurrë më parë historinë e prijësit popullor, që vdiq duke u hedhur mbi topat italianë.

Top Channel