Segmenti rrugor Kapshticë- Qafëthanë prej vitesh mbetet problematik sa i takon aksidenteve rrugore dhe shifrave të larta të personave që mbeten viktima të tyre.
Shkak nuk është vetëm pakujdesia e drejtuesve të mjeteve, por edhe faktorë të tjerë si ndërhyrjet e paligjshme në parmakët anësorë të këtij aksi, vjedhjet e vazhdueshme të tabelave sinjalistike, ndriçimi etj.
Shifrat e frikshme të aksidenteve kanë bërë që të ndërmerret një aksion për rikthimin e parametrave normalë të kësaj rruge.
Mbi 170 hyrje të paligjshme janë konstatuar përgjatë kësaj rruge dhe ka nisur puna për rimbylljen e tyre, ndërsa janë bërë edhe denoncimet përkatëse.
Sipas të dhënave, pas zëvendësimit të parmakëve dhe vijëzimit përgjatë gjithë segmentit do të vendosen edhe rreth 600 tabela sinjalistike.
Top Channel