Hetime nga njësia e Prokurorisë për dekriminalizimin për Rroshin

01/06/2016 00:00

Pa kaluar shumë kohë nga dorëheqja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për të me dyshimet se ka falsifikuar dokumentet.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se, nga verifikimet paraprake, struktura për dekriminalizimin konstaton se Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë ndaj tij nga drejtësia italiane disa vite më parë.

Ky fakt, thotë Prokuroria e Përgjithshme, është pranuar edhe vet nga subjekti nën hetim. Regjistrimi i çështjes ndaj Rroshit është bërë kryesisht.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi është i pari zyrtar për të cilin kanë nisur hetimet pas ligjit të dekriminalizimit, ndërkohë që organi qëndror i akuzës pohon se është në pritje të rasteve të tjera.

Top Channel