Gjimshiti, foto me Rashicën: Ndonjëherë jeta nuk të jep atë që do

01/06/2016 00:00

Berat Gjimshiti dhe Milot Rashica ishin dy nga 4 lojtarët që u lanë jashtë listës përfundimtare të Shqipërisë në Euro 2016.

Një ditë më pas mbrojtësi i Atalantës ka publikuar një foto në “Instagram” së bashku me talentin 20-vjeçar që aktivizohet të Vitesse në Holandë.

“Ndonjëherë jeta nuk të jep atë që do, jo sepse nuk e ke merituar, por sepse meriton më shumë! Të gjithë çunave i uroj suksese në Francë!”, shkruan në “Instagram” Gjimshiti.

Edhe pse nuk do të jenë pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, Milot Rashica, Berat Gjimshiti dhe dy futbollistët e tjerë të larguar, Herolind Shala dhe Amir Rrahmanit, me siguri do të jenë për një kohë të gjatë pjesë e kombëtares kuqezi.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel