Dhoma Amerikane: Rritet skepticizmi ndaj klimës së biznesit

01/06/2016 00:00

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, skepticizmi i sipërmarrjes ndaj klimës së biznesit është rritur. Sipas indeksit, nga 27 tregues të matur në total, vetëm 3 u përmirësuan.

Tre treguesit më problematikë të biznesit aktualisht janë niveli i taksave, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, si dhe burokracia e qeverisë. Por për qeverinë kjo është paradoksale, ndërkohë që shifrat e vetë ekonomisë janë në rritje.

“Nga njëra anë treguesit thonë që kemi rritje ekonomike, ulje të informalitetit, ndërmarrje që shprehen të lumtura për mënyrën sesi kanë ecur financiarisht vitin e kaluar, por klima e biznesit që ato perceptojnë nuk është e kënaqshme”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Si gjithmonë, për dilemat shqiptare partnerët ndërkombëtarë e kanë një përgjigje. Në këtë rast është një togfjalësh shumë i përdorur vitin e fundit.

“Zakonisht, kur flitet për reformën në drejtësi fokusi vihet tek krimi, korrupsioni, gjykatat, etj. Por pak flitet për përfitimet madhore që kjo reformë do të sjellë në komunitetin e biznesit. Kjo reformë është kritike. Ne besojmë se do të adoptohet shpejt dhe kur të ndodhë, kjo do të çojë një mesazh shumë të fortë për Shqipërinë në përgjithësi, por në veçanti për klimën e biznesit”, deklaroi një nga specialistët e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA