Debati për ekonominë, Ahmetaj-Tabaku replika për “daljen nga kriza”

01/06/2016 00:00

Një betejë shifrash në distancë mund të cilësohet ajo mes ministrit të Finacave, Arben Ahmetaj dhe deputetes demokrate Jorida Tabaku.

Ministri Ahmetaj deklaroi edhe njëherë se Shqipëria e ka lënë pas krizën, duke iu referuar FMN-së, ndërsa Tabaku replikonte në distancë, duke thënë se në 15 vite nuk ka rritje pagash.

Përplasja në distancë përfshinte dhe bizneset e regjistruara dhe ato të çregjistrauara, kreditimin dhe papunësinë, ku të dy paraqisnin shifra tërësisht të kundërta.

Ahmetaj: FMN konfirmon rritjen e qëndrueshme dhe trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare, që tregon se ekonomia dhe konsumatori shqiptar ka lënë mbrapa krizën.

Tabaku: Megjithëse qeveria pretendon se Shqipëria ka dalë nga kriza, për herë të parë në 15 vjet, sikurse me konsumin, paga reale shënoi zbritje më poshtë se norma e inflacionit, duke rënë me 0.1 për qind.

Ahmetaj: Në periudhën janar-maj 2016 u regjistruan 9.849 biznese të reja. Në vetëm 5 muaj, 24 për qind më shumë se një vit më parë.

Tabaku: Qendra Kombëtare e Biznesit tregon një rritje të çregjistrimit të bizneseve të rritur me 25 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm për 5-mujorin.

Ahmetaj: Kredia konsumatore është rritur 12.6 për qind.

Tabaku: BSH në raportin e saj tregon se huaja ka rënë me 1.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ahmetaj: BB thotë se papunësia është ulur nga 17.5 në 17.1.

Tabaku: Papunësia është rritur në nivelin 17.7 për qind.

Top Channel