Një ditë para përurimit, Veliaj inspekton këndin e lojërave

31/05/2016 00:00

Një ditë para përurimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet.

Veliaj u shpreh se, u kthye një gërmadhë, një tokë totalisht të djerrë, në një hapësirë jashtëzakonisht tërheqëse. Ai i dërgoi një mesazh të gjithë protestuesve që ishin kundër këtij projekti, duke e konsideruar të papranueshme që të ketë ndarje midis qytetarëve për ndërtimin e tij.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë. Është turp që ne të ndahemi për lojërat e fëmijëve dhe për të ardhmen e qytetit. Besoj se bashkia ka dhënë provën dhe garancinë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe thjesht duhet të lejohemi të punojmë me gjithë këtë energji pozitive. Kush mendon se lojërat mund të bëhen më mirë, bujrum, të vijë e të bëjmë kënde të tjera lojërash”, tha Veliaj.

Ai ftoi të gjithë prindërit dhe fëmijët që në orën 10:00 të së mërkurës të marrin pjesë në përurimin e këtij parku.

Top Channel