Ja si kalojnë kohën djemtë e Kombëtares (VIDEO)

31/05/2016 17:00

Përveç seancave stërvitore, djemtë e Kombëtares në Austri kanë plot kohë edhe për t’i bërë ndonjë rreng njëri-tjetrit.

I tillë është rasti mes Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës. Dy futbollistët, që siç duket ndajnë të njëjtën dhomë në hotelin ku janë akomoduar kuqezinjtë, postuan në Instagram një video, ku Gashi mundohet të trembë Xhakën.

Shkëlzeni qëndron i fshehur pas murit me një maskë kokë dashi të vendosur mbi kokë dhe në pritje për hyrjen e Xhakës.

Kur ky i fundit përballet me të trembet, por ndoshta  jo sa pritshmëritë e Gashit dhe kjo është një shenjë e mirë për shkatërruesin tonë të mesfushës, që tregon se nuk u trembet kundërshtarëve…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA