Vrasja në Kombinat, arrestohet autori i dyshuar

30/05/2016 00:00

Alban Hyka, i dyshuar si autor i vrasjes së 55-vjeçarit në Kombinat paraditen e së hënës, është vënë në pranga nga policia gjatë orëve të pasdites në Ndroq.

Ngjarja e rëndë nisi mes një banori dhe pronarit të një lokali poshtë shtëpisë së tij, për zhurmat, rrjedhjen e ujit dhe vendosjen e tendës, e cila më pas ka përfunduar me vrasjen e 55-vjeçarit, paraditen e së hënës në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Luan Koprencka është qëlluar disa herë me thikë nga 2 të rinj dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia tha se në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë dy persona, Alban Hyka, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes në Ndroq dhe shtetasi Vladimir Islamin.

Top Channel