Aksident në zonën e Dajtit, vdes e mitura

30/05/2016 00:00

Një 3-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e pasdites së të hënës në zonën e Dajtit.

Automjeti me targë AA416LY, që drejtohej nga shtetasi me inicialet F.O., ka përplasur të miturën në rrugë. 3-vjeçarja është shoqëruar mënjëherë në spital, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, një tjetër shtetase ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes së rëndë.

Top Channel