BSH, guvernatori Sejko takohet me homologun francez në Paris

29/05/2016 00:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një vizitë dyditore në Bankën Qendrore të Francës, ku u prit nga homologu e tij francez, François Villeroy de Galhau.

Sejko e njohu guvernatorin e Francës me zhvillimet e fundit në ekonominë shqiptare, duke theksuar se, pavarësisht ambientit të pafavorshëm rrethues, rritja ekonomike e Shqipërisë ka shënuar ecuri pozitive.

Dy guvernatorët biseduan mbi sfidat aktuale të politikës monetare, në një situatë të vështirë me pasiguri të përgjithshme dhe inflacion të ulët kudo në tregjet europiane. Guvernatori francez ka vlerësuar politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë.

Në cilësinë e anëtarit të Bordit në Bankën Qendrore Europiane, ai siguroi se kjo bankë do të vazhdojë të mbështesë Bankën e Shqipërisë me ekspertizë dhe forcimin e kapaciteteve, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA