Në kuadër të vizitës së përfaqësuesit të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Ji Bingxuan, në Tiranë është zhvilluar mesditën e së premtes forumi “Ndërtimi i përbashkët i një brezi e një rruge”. E pranishme ishte dhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Arta Dade.
Në fjalën e tij Bingxuan shpjegoi dhe përmabajtjen e nismës “Një brez e një rrugë”, e cila nënkupton rikthimin e “rruges së mëndafshit” dhe rritjen e bashkëpunimit e përfitimeve nga 60 shtete të cilat preken prej saj.
Gjithashtu, ai u shpreh se pala kineze mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë nismë, e cila do të kushtojë mbi 21 trilionë dollarë dhe do të ndihmojë ndjeshëm në shkëmbimet ekonomike mes vendeve të Europës dhe të Azisë.
Më herët gjatë ditës, zyrtari kinez u prit në një takim nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Duke iu referuar miqësisë mes dy popujve, presidenti Nishani theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të kësaj miqësie dhe të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, ku një rol të veçantë luan forcimi i bashkëpunimit kulturor.
Top Channel