Privatizimi i INSIG, nënshkruhet marrëveshja

27/05/2016 00:00

Ministria e Financave nënshkroi marrëveshjen që finalizon kalimin e plotë të aksioneve të kompanisë INSIG tek grupi Eurosig.

“Ju garantoj që INSIG-u do të jetë i madh dhe i sigurtë me të gjithë punonjësit që janë aktualisht do të vazhdojnë punën të qetë, vetëm me një kërkesë më të madhe llogarie ndoshta. Garantoj klientët se për 25 vite do të jetë pranë tyre me shërbime edhe më të avancuara”, u shpreh Kadri Morina, përfaqësues i Eurosig.

Ish-kompania shtetërore e sigurimeve u ble nga Eurosig për 2.2 miliardë lekë.

“Të cilat shkojnë në buxhet, gjysma ul borxhin publik dhe gjysma shkon e gjitha për vazhdimin e punës për Unazën e Madhe të Tiranës”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, shitja e suksesshme e INSIG konfirmon besimin që ka sipërmarrja tek ekonomia shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA