Ahmetaj: Taksat nuk mblidhen me shkop

27/05/2016 00:00

Ministri i Financave lajmëroi se paketa e re fiskale do të ketë ndryshime të rëndësishme proceduriale, të cilat prekin drejtpërdrejtë biznesin. “Në paketën e re fiskale do u japim mundësi bizneseve që të bëjnë vetëdeklarime edhe të 5 viteve të fundit pa u ndëshkuar”, tha ai.

Mundësia e biznesit për të korrigjuar deklaratat tatimore pa ndëshkim do të shoqërohet edhe me një detyrim për administratën tatimore.

“Do të detyrojmë administratën që të lajmërojë biznesin me shkrim 1 muaj para çdo kontrolli të thelluar dhe bizneset që marrin letrën të kenë mundësi të korrigjohen pa patur ndëshkim”, shtoi ministri i Financave.
 
Paralelisht, kreu i Financave tha se tatimet duhet të ndryshojnë sjelljen ndaj biznesit për të ulur represionin. 

“Nuk mblidhen taksat me shkop. Duhet të ndryshojmë mentalitetin. Duhet të jemi jo përballë, por në krah të biznesit”, u shpreh ai.
 
Pak ditë më parë kritika për administratën tatimore lëshoi edhe Fondi Monetar. Përfaqësuesi i Fondit në Tiranë Jens Reinke tha se tatimet duhet të përmirësojnë luftën ndaj korrupsionit dhe marrëdhëniet me biznesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA