Rama, vizitë në Suedi për partneritetin financiar

26/05/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore në Suedi, me ftesë të homologut të tij Stefan Lofven.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri do të marrë pjesë në panelin e nivelit të lartë të konferencës Qeverisje Progresive dhe do të ketë takime të veçanta me homologun Lofven dhe kryetarin e Parlamentit të Suedisë.

Gjithashtu, në bashkëpunim me grupin JKL, të kryesuar nga ish-kryeministri Goran Pearsson, Rama do të lançojë partneritetin shqiptaro-suedez në fushën e investimeve, nëpermjet krijimit të Keshillit të Investimeve.

Ministrja Ekonomi, që shoqëron shefin e qeverisë shqiptare në këtë vizitë, do të ketë një takim të veçantë me ministrin e Ekonomise dhe Inovacionit, në kuadrin e forumit të madh ekonomik Shqipëri-Suedi që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA