
Qendra e re e shpërndarjes e Operatorit të Sistemit të Transmetimit është një sistem kompleks monitorimi dhe operimi për rrjetin e tensionit të lartë. Vetëm investimi tekonologjik kushton mbi 16 milionë euro, ndërsa ndërtesa rreth 6,5 milionë euro.
Në kohë reale menaxhohen flukset e energjisë që importohen, eksportohen apo prodhohen.
“Me nënstacionin Podgorica 2 me linjën 400 kilovolt, jemi duke importuar 150 megavat, me nënstacionin Kardia në Greqi jemi duke eksportuar 186 megavat, por ndryshon vazhdimisht në kohë reale”, shpjegon Elio Voshtina, drejtor i Drejtimit Operativ.
I gjithë tregu vëzhgohet brenda kësaj sallë moderne, ndoshta me përparuara në rajon. Sistemi i ri i quajtur SCADA/EMS mundëson balancimin rrjetit në çdo lloj situate dhe jepet komanda për hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.
“Ne jemi të lidhur me hidrocentralet në Kaskadën e Drinit që i kemi në kontroll automatik dhe ne ndryshojmë pikën e punës të çdo gjeneratori”, sqaron Voshtina.
Po në kohë reale monitohen edhe rrjetet europiane me të cilët ndërvepron sistemi ynë energjetik.
“Nëse ka një gjendje kritike në një linjë apo në një element transmetimi në Europë në këtë sistem shfaqet menjëherë në mënyrë që të gjitha OST-të e tjera të jenë në gjendje që të marrin masat e nevojshme”, thotë Anida Paci, drejtore e Shërbimeve Teknike.
Pikërisht instalimi i këtij sistemi ka qenë kushti kryesor për anëtarësimin e OST-së në rrjetin europian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për energjinë elektrike.
Top Channel