Fituan Kupën e Shqipërisë, kuksianët në festë
25/05/2016 00:00
Mijëra qytetarë kuksian festuan mbrëmjen e të martës fitimin e kupës së Shqipërisë, e para kjo në historinë e klubit verilindor.
Një skenë ishte vendosur në sheshin kryesor të Kukësit, ndërkohë që këngëtarë të njohur argëtuan qytetarët dhe tifozët e kësaj skuadre, të cilët sfiduan dhe shiun.
Në fund, në skenë u ngjitën lojtarët, stafi dhe drejtuesit e klubit kuksian, të cilët premtuan se ky nuk do të jetë trofeu i fundit që vjen në këtë qytet.
Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro fitoi kupën e Shqipërisë pasi mposhti pak ditë më parë me 11 metërsh Laçin.
Ky trofe i jep mundësinë skuadrës verilindore të përfaqësojë Shqipërinë në paraeliminatoret e Europa Ligë.
Top Channel