Fier, arrestohet një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

25/05/2016 00:00

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Ardit Hyka, 25 vjeç, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë së Fierit, kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimi pasi Gjykata e Apelit Milano, Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti më datë 22.04.2016, për kryerjen e veprave penale “Shkelje e ligjit për drogën në bashkëpunim” dhe “Mbajtje e paligjshme droge në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit  me 20 vite burgim.

Gjithashtu, policia e Fierit ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë të cilët rezultonin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se u bë ndalimi i shtetasit Erigest Sulaj, 24 vjeç, pasi ka rezultuar i dënuar me 6 muaj e 23 ditë burg  për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë”. Gjithashtu është arrestuar edhe Eduart Caushaj, 28 vjeç. Ky shtetas ka qenë i dënuar me 5 muaj e 25 ditë burg   për vjedhje.

Top Channel