Elbasan, Ujësjellësi kërkon borxhet
25/05/2016 00:00
Rreth 5 miliardë lekë të vjetra i detyrohen konsumatorët familjarë dhe subjektet Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Elbasan. Nisur nga kjo shumë dhe për disiplinimin tashmë të këtij shërbimi, kjo ndërmarrje ka nisur një aksion në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për t’ia ndërprerë ujin debitorëve.
Drejtori i Ujësjellësit tha se në rast të shkeljeve do të bëhen edhe kallëzime penale.
“Do të ketë ndërprerje për të gjithë debitorët, të cilët janë njoftuar dhe rinjoftuar. Mund të merren edhe masa të mëtejshme’, u shpreh Florian Xhemalaj.
Aksioni ka nisur tek bizneset debitore të cilat përbëjnë edhe borxhin më të madh ndaj Ujësjellësit, ndërkohë që do të vijojë më pas edhe tek konsumatorët.
Top Channel