
Një shtetas 57-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së martë në Durrës, pasi ka kundërshtuar dhe goditur një punonjës të policisë duke mos pranuar të bëjë testin e alkoolit.
Bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është Ilirjan Helmasi, 57 vjeç, banues në Durrës, specialist në I.E.V.P. Fier.
Sipas policisë, Ilirjan Helmasi ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë pasi ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit. Në vijim, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.75 mg/l.
Në cilësinë e provës materiale i’u bllokua mjeti me targa DR 5215 D pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Top Channel