CEZ, mblidhet komisioni hetimor; debat për dokumentacionin

25/05/2016 00:00

Komisioni hetimor parlamentar i kryesuar nga opozita për riblerjen e aksioneve të “CEZ Shpërndarje” nga shteti diskutoi në lidhje me planin paraprak të hetimit dhe listën e dokumentave që duhen administruar për të nisur hetimin.

Palët debatuan mbi çështjen nëse duhet kërkuar apo jo korrespondenca mes Ministrisë së Energjisë dhe studios juridike ndërkombëtare që ka asistuar Shqipërinë në zgjidhjen e mosmarrëvshjes me kompanine çeke.

Korrespondenca në fjalë ka zgjatur së paku deri në fund të vitit 2015. Deputetët e mazhorancës thanë se dokumentet që duhet të kërkohen të mos kalojnë datën e miratimit të marrëveshjes në Parlament, që është korriku i vitit 2014.

Por për anëtarët e djathtë të komisionit nuk ka kufizim në mbledhjen e të dhënave dhe kërkesat për dokumentet nuk votohen. Komisioni do të përgatisë shkresat për mbledhjen e informacionit nga institucionet e përfshira në këtë proces dhe do të përgatisë një plan hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA