Burg pa afat për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, ndryshon masa e sigurisë

25/05/2016 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar këtë të mërkurën masën e sigurisë për gjyqtarin Ibrahim Hoxha, nga 30 dite burg, në burg pa afat.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda apeloi vendimin për masën e sigurisë me afat 30-ditor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, i akuzuar për korrupsion pasiv, duke kërkuar që të vendoset masa e sigurisë “arrest me burg”.

Në dosje që dërgoi për apelim prokuroria ka pamje të kamerave të survejimit të përdorura nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë ndjekur veprimet dhe lëvizjet e gjyqtarit Hoxha dhe ku duket qartë marrja e shumës së parave.

Top Channel