Në futbollin anglez nuk i pëlqejnë asnjëherë simulimet dhe sjelljet antisportive, pak rëndësi ka nëse kjo është në të mirë të kombëtares.
Pikërisht për një rast të përsëritur të bomberit të përfaqësueses ishullore, kanë vërshuar kritikat, në një moment kur mediat dhe tifozët duhet të mbështesin ekipin e Roy Hodgson për Europianin 2016.
Jamie Vardy ka përfunduar në shënjestrën e kritikëve për penalltinë e fituar në ndeshjen që Anglia fitoi ndaj Turqisë. Simulimi i futbollistit më të mirë të Premier Ligës për sezonin që sapo u mbyll, kujtoi të gjithë se rrëzimi nuk ishte rast i izoluar.
Më parë sulmuesi Jamie Vardy ka dhënë leksione aktrimi edhe në përballjen ndaj West Ham në kampionat, diccka e cila i kushtoi dy ndeshje pezullim.
Sulmuesi i Leicester City me të gjitha gjasat do të jetë një prej lojtarëve titullarë në repartin ofensiv të Anglisë, në synimin e “3 luanëve” për të fituar Europianin 2016.
Top Channel