
Ekipi Shpresa i Shqipërisë, drejtuar nga Redi Jupi, ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar ndaj Shpresave të Çekisë, po me të njëjtin rezultat 1-1.
Ndeshja u zhvillua të hënën në stadiumin “Sportplatz Mittersill”, te Austrise. 21-vjeçarët shqiptarë, edhe pse një ekip jo të plotë, arritën të bëjnë një ndeshje mjaft të mirë. Fillimisht ishin 21-vjeçarët shqiptarë që arritën të kalojnë në avantazh me anë të futbollistit Endri Çekiçi, i cili ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës.
Menjëherë pas këtij goli, vetëm dy minuta më pas, çekët arritën të barazojnë rezultatin me anë të Jankto. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve deri në fundin e ndeshjes, rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar.
Kjo ishte ndeshja e dytë brenda pak ditësh që Shpresat e Shqipërisë zhvilluan ndaj Çekisë. Edhe takimi i parë u mbyll në barazim 1-1, autori i golit ishte Uzuni.
Top Channel