Petrolifera: Nafta u derdh nga një manovër e gabuar e anijes
24/05/2016 00:00
Kompania Petrolifera ka shpjeguar me një komunikatë për shtyp se nafta në bregdetin e Vlorës është derdhur në mëngjesin e së dielës nga një anije e cila ndoshta për një manovër të gabuar ka krijuar mbipresion në tubacione dhe ka pësuar çarje në basenin e portit.
E gjithë zona është bllokuar me kordon mbrojtës, por një sasi prej disa qindra kilogramësh është shpërndarë.
Top Channel