
Një skuadër hendbolli e femrave festoi triumfin në Kupën EHF me një foto ku shihen të gjitha lojtaret të zhveshura në dush dhe me trofeun që kujdeset t’i mbulojë pjesët intime kapitenes që qëndron në mes.
Lojtaret e skuadrës daneze Tvis Holstebro fituan trofeun e tretë europian ne katër vitet e fundit. Ato mposhtën skuadrën ruse të Lada Togliatti 30:25 dhe 31:27 në dy ndeshjet finale.
Ruset e Ladas u treguan skuadër më e fortë në fillim të ndeshjes së dytë në Togliatti, por portierja e Holstebros, Silje Solberg, bëri disa pritje të jashtëzakonshme për të mbajtur skuadrën e saj në lojë.
Lojtaret e Togliattit dështuan të shënojnë për pesë minuta e gjysmë duke bërë që Holsterbo të marrë veten dhe të mbyllë pjesën e parë 13:11 e të ruajnë epërsinë edhe në pjesën e dytë.
Top Channel