Rekord në Ekuador, ndeshja përfundon 44-1 (VIDEO)

23/05/2016 00:00

45 gola në një ndeshje të vetme. Ndodhi në kategorinë e tretë të futbollit në Ekuador, një ndeshje për rekord “Guinness”.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ciudad de Pelileo” përpara 300 spektatorëve, ku ekipi vendas Pelileo Sporting arriti të shënojë 44 gola, ndërsa fatkeqët e Indi Native shënuan golin e nderit. Sulmuesi Medina ishte autor i 18 golave në këtë ndeshje.

Megjithatë, rekordi për golat e shënuar në një ndeshje është vendosur në Madagaskar në vitin 2002, ku një takim përfundoi 149-0, por atëherë 148 realizimet ishin autogola. Lojtarët ekipit reaguan në shenjë proteste pas një penalltie të dhënë në favor të ekipit kundërshtar, duke realizuar më pas 148 autogola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB