MotoGP, Lorenso fiton me fotofinish në Muxhelo

22/05/2016 15:00

Horhe Lorenso është fituesi i Çmimit të Madh të Italisë, në një fund gare spektakolar, ku ishte protagonist së bashku me spanjollin tjetër Mark Markes. Piloti i Jamahës fitoi me vetëm 19 të mijëtat ndaj atij të Hondës, me kryesimin që e mori vetëm në metrat e fundit të garës, pasi e kishte humbur po në xhiron e fundit.

Në fakt, Lorenso kryesoi për shumë xhiro garën, me Valentino Rosin që i qëndronte “pullë poste” nga mbrapa, derisa një problem në motor e detyroi veteranin italian të braktiste garën. Nga kjo tërheqje përfitoi Markes, i cili e ngushtoi diferencën pak nga pak, derisa vendosi të sulmonte Lorenson në dy xhirot e fundit. Në kthesat e fundit arriti ta parakalonte, por Lorenso ia ktheu me të njëjtën monedhë në vijën e drejtë që çon në finish, duke ia “rrëmbyer” fitoren për vetëm 19 të mijëtat.

Në podium u ngjit edhe italiani Ianone me Dukatin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA