“Ah sikur…”/Aktorja e njohur, Kate Hudson zbulon se cilin rol ka refuzuar
Aktorja Charlize Theron është shfaqur sërish krah ishit të saj Shon Penn, por këtë herë bashkimi ka qenë vetëm në film…
Bukuroshja me origjinë afrikanojugore është protagoniste e filmit The Last Face, regjisor i të cilit është pikërisht Penn.
Filmi garon për çmim në festivalin e Kanës…Ajo që ra ne sy ishte qëndrimi i ftohtë i Theron e cila nuk u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë mes të dyve, nuk buzëqeshi e nuk ju afrua regjisorit, por preferoi ta shpërfillte madje ta shihte edhe shtrembër atë….Ky është një tregues se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak paqësore..
Ngjarjet e filmit zhvillohen nën sfondin e luftës liberiane, me në qendër historinë 10 vjeçare të dashurisë mes 2 punonjësve vullnetarë. Filmi është fshikulluar nga kritiket që janë ankuar për dialogun e ftohtë dhe lënien në sfond të viktimave të konfliktit afrikan… Fituesi i Palmës së artë të edicionit të 69 të festivalit të filmit në Kanë do të shpallet të dielën në 22 maj.
Top Channel