Aeroporti i Kukësit, Haxhinasto: 2.5 mln euro investime

21/05/2016 00:00

Aeroporti i Kukësit i ka të gjitha mundësitë që të nisë fluturimet kombëtare dhe ndërkombëtare, por për ta vënë në funksion atë kërkohet ndërhyrje në infrastrukturën aeroportuale.

Këtë tha ministri i Transportit Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit që i bëri të shtunën. Në bashkëpunim me Aeroportin Civil Shqiptar tha ai, po shqyrtohen mundësitë për ta bërë sa më shpejt operacional këtë aeroport, ndërkohë Ministria e Transporteve është në bisedime edhe me Bashkinë e Kukësit që të angazhohet për pjesën që i takon asaj deri në përfundim të punimeve.

“Investimi paraprak përsa i përket infrastruktures është 2.5 milionë euro. Ka nevojë për kolaudimin e pajisjeve, të cilat kanë qëndruar në konservim për një kohë të gjatë, të sallave që janë të gjitha të ndërtuara, por sigurisht që duhen kolauduar dhe duhen vënë në punë”, tha ministri.

Aeroporti i Kukësit do të sjellë përfitime në ekonominë e zonës si punësim por i tillë mbetet edhe investimi për rrugën lidhëse me autostraden Durrës-Kukës-Morinë, që pritet të fillojë në fazën e dytë.

“Duhen njerëz të trajnuar e të kualifikuar për shërbimet speciale që kërkohen në aeroport, por sigurisht që ka vend edhe për njerëz më pak të kualifikuar që do të kryejnë shërbime të ndryshme që ka aeroporti. Në kemi llogaritir që në tërësinë e tyre do jenë rreth 200-250 persona”, deklaroi ministri Haxhinasto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA