Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Parlamenti turk ka aprovuar një ligj të diskutueshëm që do të zhveshë deputetët nga imuniteti ndaj hetimit. Deputetët pro-kurdë deklaruan se në thelb kjo është një lëvizje për të dëbuar anëtarët e opozitës nga Parlamenti.
Masa shihet si një shënjestrim i Partisë Demokratike të Popullit, pro-kurde, si dhe i subjektit kryesor të opozitës, Partia Republikane. Turqia ka udhëhequr një ofensivë kundër partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, e akuzuar si një organizatë terroriste.
Një armëpushim i vendosur vitin e kaluar përfundoi pas zgjedhjeve të qershorit të 2015-s dhe rifillimi i konfliktit ka marrë disa qindra jetë njerëzish nga të dyja palët, sidomos në jug-lindje.
Presidenti Recep Tayip Erdogan akuzon Partinë Demokratike të Popullit se është krahu politik i PKK-së dhe ka kërkuar që deputetët pro-kurdë të përballen me akuza për terrorizëm. Ky votim mund të jetë hapi i parë i kthimit në realitet të kësaj kërkese.
Duke e cilësuar votimin si “historik”, Erdogan tha në një miting në vendin e tij të lindjes, Rize, se, “populli im nuk dëshiron të shohë ligjvënës fajtorë në këtë Parlament”.
Top Channel